“Asgjë nuk jepet falas në TV”, Roza Lati heq dorë nga emisioni

Moderatorja Roza Lati paralajmëroi muajin e kaluar projektin e saj të ri me të cilin do të vinte para ekranit.  Megjithatë, s’dihet ç’ka ndodhur dhe Roza ka ndryshuar mendje në moment të fundit.

Roza Lati ka hequr dorë nga emisioni i ri që do të sillte, për t’iu përkushtuar programit të saj “Why Not”.

“Miremengjes Miq. Me duhet t’ju lajmeroj per nje ndryshim. Instikti im me thote qe MISIONI dhe EMISIONI im… eshte WHY NOT SHOË. Jam e fokusuar gjithe sezonin te programi im. Dhe per arsye personale, jam terhequr nga projekti per te cilin dhash kaq shume energji pa filluar akoma. Asgje nuk duhet te jepet falas ne kete jete, dhe as ne televizion. Te duhet mund dhe djerse balli per te arritur suksesin. Do jem gjithmone e perkushtuar te Bebja ime Why Not. Jam terhequr nga gjithshka tjeter. Faleminderit.”- shkruan Roza krahas videos së shkëputur nga emisioni i saj.