Ndahet William Levy dhe Elizabeth Gutierrez, pas shumë vitesh martesë

William Levy dhe partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez i kanë dhënë fund martesës së tyre. Sipas mediave të huaja cifti prej muajsh ka pasur konflikte. Ata u panë të zbrisnin nga makina të ndryshme dhe nuk qëndruan për asnjë moment bashkë.

Sipas “TV Notes” ata nuk duan ta bëjnë publike ndarjen.

“Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatkeqësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flejnë në krevatë të ndarë, si dy të huaj”, tha burimi.

William dhe Elizabeth janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë 2 fëmijë.