Nga Valeria Gedaj

Bullizmi është një fenomen social shumë i përhapur në ditët e sotme. Ka zaptuar jetën e çdo adoleshenti përgjithësisht dhe askush nuk e vë re. Bullizmi nuk është vetëm sjellja agresive fizike, por edhe trysnia psikologjike. Së fundmi është shfaqur edhe bullizmi kibernetik, një formë e bullizmit me anë të rrjeteve sociale që janë aq të përhapura në ditët e sotme. Dhe bullizmi nuk po ndalet, vetëm po gjen forma e forma të reja për tu shfaqur duke “i forcuar” pozitat e tij në jetën e një adoleshenti. Dhe njerëzit nuk po ndalen dhe të ndërgjegjësohen, por vazhdojnë të jenë aleati më i mirë i bullizmit. Dhe pse propagandojnë për ndaljen e bullizmit harrojnë që janë ata vetë që po e përhapin këtë fenomen si një sëmundje ngjitëse. Po çfarë do të thotë të jesh një prej preve të bullizmit?

Të flasësh për bullizmin në bazë të informacioneve teorike të cilat i marrim çdo ditë është një ndryshim i madh nga te folurit rreth bullizmit nga aktoret që janë përballur me format e bullizmit. Është si të jesh në dy botë të ndryshme, një botë nga e cila vëzhgon i ulur në një karrige të rehatshme, dhe një botë ku ti lufton për të mbijetuar. 

Të jesh nën kthetrat e bullzmit është mbytëse! Shpesh mendon se ku qëndron problem. A qëndron te unë problem? Pse askush nuk më do? Përse jam kështu? Pse nuk mund të jem dhe unë i lumtur? Çfarë problemi kam unë? ….. Këto pyetje të vërtiten në kokë gjatë gjithë kohës. Fajëson veten për gabimet e të tjerëve. Por… harron se ndoshta problemi nuk qëndron te ti. Çfarë nëse ti je drejtë? Çfarë nëse problem nuk qëndron te ti? Këto pyetje po, duhet tia drejtosh vetes.

Të gjithë kemi qenë qoftë edhe një herë të vetme të gjendur në situatë kur jemi ndjerë të sulmuar dhe të vetmuar. Gjithashtu të gjithë kemi bërë dikë të ndihet keq apo e kemi sulmuar atë fizkisht apo verbalisht. Dhe nuk po them se kjo nuk është në rregull sepse të gjithë bëjmë gabime, të gjithë inatosemi dhe bëjmë veprime në dukje të parë të padëmshme. Nëse jeni përballur me një situatë ku jeni ndjerë i nënvlerësuar besoj se ka ndikuar shumë te ju. Mendoni se si ndikon kjo situatë e cila është pothuajse e përditshme , në jetën e një personi që përballet me bullizmin.                                 

Bullizmi lë gjurmë në jetën e një personi edhe në qoftë se e ka hedhur pas krahëve tashmë. Kalon në shumë stade , por ai më i rëndi është vetëvrasja! Shumë njerëz nuk e përballojnë dot trysninë që po i shtyp. Ndoshta nuk kanë kërkuar ndihmë, ose ndoshta e kanë kërkuar atë por askush nuk u gjend aty për ata. Sepse njerëzit kanë harruar çdo të thotë të mbështesësh dikënd, kanë harruar çdo të thotë të jesh human. Sepse ndoshta nëse do të jesh human do të të bëjnë dhe ty prenë e tyre. Kanë frikë se nëse do ta zgjasin dorën ty do të jenë dhe ata si ti, do të sulmohen dhe ata si ti. Prandaj për të mos qenë pre e bullizmit zgjedhin edhe ata të të sulmojnë ty. Sa botë e bukur apo jo? Për të mos qenë preja duhet të bëhesh patjetër gjahtari…

Kërkuam ndihmë, pritëm që dikush ta kuptonte. Pritëm që dikush të vinte të bashkëbisedontë me ne. Ndoshta do ia tregonim të gjitha se çfarë ndienim, se çfarë po ndodhte në jetën tonë sociale. Por askush nuk e mori seriozisht. Fundja fundit jemi veç adoleshentë që kanë probleme të vogla, nuk jemi të pjekur. JO! Nuk është vetëm një problem adoleshentësh siç e konsiderojnë shumë prindër. Është një fenomen ndërkombëtar me përmasa madhore. Shumë kanë zgjedhur ti japin fund jetës, vetëm sepse askush nuk ishte atje për ti thënë se gjithçka do të shkonte mirë, ishte thjesht një periudhë kalimtare në jetë. Mos i konsideroni probleme të vogla.

Për këtë arsye, sepse jetojmë në një botë kaq humane dhe kaq të lumtur, mendoj se njeriu duhet ta marrë vetë jetën e tij në kontroll. Para se të jetë vonë. Ju nuk keni nevojë për askënd, vetja juaj ju mjafton. Edhe nëse askush nuk iu zgjat dorën për tiu dhënë ndihmë ju jeni aq të fortë sat ë thoni mjaft. Gjithçka çka duhet është të ngriheni dhe të thoni “Mjaft!”. Ju me të vërtetë nuk e dini sesa forcë ekziston brenda jush, thjesht duhet pak përpjekje. Askush përveç jush nuk mund ta përcaktojë vlerën tuaj.