Koronavirusi infekton edhe aktoren e njohur, partnerja e James Bond në film rezulton pozitive

Koronabvirusi ka infektuar shumë personazhe të njohur dhe aktorë të Hollyëood-it. Një ndër to është edhe Olga Kurylenko, e cila ka luajtur rolin e Camille Montes me  Daniel Craig në filmin e James Bond të vitit 2008 “Quantum of Solace”. Aktorja e ndalu lajmin nëpërmjet Instagramit.

“Jam e mbyllur në shtëpi pasi dola pozitive me koronavirus”, ka shkruar ajo në foton e postuar,  një pamje nga dritarja.

Ish-modelja ukrainase ka treguar se ajo kishte qenë sëmurë për gati një javë dhe se ethet dhe lodhja ishin simptomat e saj kryesore.