Aprovohet një nga masat më të rrepta në botë: Të gjithë telefonat në shtet, do të monitorohen

Masat do t’i japë qeverisë mundësinë për të monitoruar telefonat e atyre që janë të infektuar dhe të njoftojë njerëzit që ishin afër tyre për rrezikun e mundshëm.

Një mbikëqyrje e tillë në internet zakonisht kërkon miratim nga parlamenti dhe gjykata. Kryeministri i Izraelit Netanyahu, megjithatë, anashkaloi këtë proces. Për rrjedhojë, vendimi është në fuqi nesër.

Përdorimi i teknologjisë anti-terrorizëm për të gjurmuar njerëzit e infektuar dhe këdo që ata kanë qenë në kontakt ka tërhequr shumë organizata për të drejtat civile dhe kritikët e tyre kur u propozua disa ditë më parë, shkruan O2

Autoritetet izraelite kanë thënë se çdo informacion i mbledhur nga Shërbimi i Sigurisë Shin Bet do të përdoret vetëm për të ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe të fshihet kur të mbarojë e gjithë situata, raporton Reuters.