Kampionati Europian shtyhet me një vit, ja çfarë do të ndodhë me ligat kombëtare

Kampionati Europian i Futbollit do të shtyhet me një vit. Duket se gjithçka është vendosur, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi.. Konfirmimi për zërat që qarkullonin prej ditësh vjen nga Federata Norvegjeze e Futbollit, e cila i ka paraprirë zyrtarizimit që do të vijë nga qeveria europiane e futbollit.

UEFA ka nisur një sërë video-konferencash me Federatat anëtare që nga mëngjesi i sotëm, për të marrë vendimin përfundimtar. Ky vendim për shtyrjen e Euro 2020 do të mundësojë mbylljën e kampionateve dhe Kupave në muajt qershor-korrik, ku sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë. Ky është skenari më i mirë dhe që qeveria europiane e futbollit shpreson ta realizojë, por gjithsesi çdo gjë varet nga Coronavirus dhe nëse situata me pandeminë globale do të ndryshojë për mirë.