Një tjetër futbollist i Juventusit me koronavirus, kampioni i botës rezulton pozitiv

Është konfirmuar rasti i dytë me koronavirs në ekipin e Juventusit. Pas Daniele Ruganit, edhe  Blez Matuidi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Lojtari gjendet prej 11 marsit në izolim vullnetar dhe do të mbehet nën mbikqyerje. Lojatari është mirë dhe nuk shfaq asnjë simptomë.

Tampone të tjera do të bëhen në orët në vijim, ndërsa trajneri Sarri po punon nga shtëpia me video që i përpunon në distancë me stafin e tij dhe ua jep lojtarëve për të vijuar regjimin deri kur të jenë në gjendje për të zbritur në fushën e lojës.