Yjet e kinemasë me koronavirus, aktori i Game of Thrones rezulton pozitiv

Koronavirusi nuk ka kursyer as yjet e kinemasë, teksa shumë aktorë të njohur kanë rezultuar pozitiv.

Aktori i njohur i serialit Game of Thrones, Kristofer Hivju ka rezultuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse. Ai e ka konfirmuar lajmin ndërsa ka njoftuar se është izoluar në shtëpi me familjen e tij.

“Jam mirë, vetëm kam pak simptoma të ftohti”, shkruan Hivju. Gjithashtu ai i bën thirrje të gjithë ndjekësve të tij të tregojnë kujdes, të lajnë duart dhe të rruajnë distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri. Ai është izoluar në shtëpi dhe po ndjek të gjitha këshillat e mjekëve.

Më parë ishin konfirmuar me koronavirus edhe  Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Ëilson, aktorja së filmit, ‘James Bond’, Olga Kurylenkonjë dhe aktori  Idris Elba.