Dikush atje jashtë po lufton për NE, për JETËN, fjalët nuk e përshkruajnë dot mirënjohjen për Ju

Nga Klevi Pojana

Kjo është për TY… që po lufton për NE

FALEMINDERIT ❤️

Dikush atje jashtë po lufton për NE, po lufton për JETËN!

Nën përparësen e bardhë të mjekut, nën uniformën blu të policit, nën xhupin e kuq të zjarrfikësit, nën kamuflazhin jeshil të ushtarakut gjenden sot heronjtë tanë!

Njerëz të zakonshëm me kurajo të jashtëzakonshme që duhet të sakrifikojnë për të mirën tonë të përbashkët!

Ata i mungojnë sot familjes së tyre që familja jonë e madhe #Shqipëri❤️ të jetë në duar të sigurta!

Fjalët nuk e përshkruajnë dot mirënjohjen tonë për Ju!

Zoti ju bekoftë!

Kjo është për TY… që po lufton për NE FALEMINDERIT ❤️Dikush atje jashtë po lufton për NE, po lufton për…

Publiée par Klevi Pojana sur Mercredi 18 mars 2020