Gjesti i madh/ Lojtarët e Gladbahut refuzojnë pagat, do ndihmojnë klubin dhe punëtorët

Lojatarët e Borusia Mënshengladbah në Gjermani kanë bërë një gjest mjaft domethënës në këto kohë të vështira. Drejtori i klubit gjerman, Maks Eberl, ka deklaruar se lojtarët janë gati të heqin dorë nga rroga për të ndihmuar klubin dhe punëtorët e tij. Bundesliga është shtyrë dhe ky moment i vështirë rrezikon të sjellë probleme të mëdha.

“Lojtarët e dinë se çfarë po ndodh dhe kanë vendosur që të heqin dorë nga rroga për të ndihmuar klubin dhe nëpunësit e tij. Jam shumë krenar për djemtë. është një sinjal i qartë, në këtë periudhë të errët jemi të gjithë të bashkuar”.