Idris Elba zbulon sëmundjen nga e cila vuan pasi rezultoi me koronavirus: Mos përhapni teori konsprative

Disa ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus, aktori I njohur Idris Elba është shprehur se është mirë.Ndër të tjera, aktori nxiti fansat që të mos përhapin teori konspirative.

Ai tha në një video në Twitter: “Ju lutem djema, nuk është koha tani. Njerëzit duhet të dinë fakte, duhet të dinë të vërtetën që të mbrojnë veten.” Një ndër teoritë konspirative që u shpërnda nëpër rrjete sociale theksonte se njerëzit me ngjyrë nuk prekeshin nga Covid-19. “Është e rrezikshme të thuash diçka të tillë,” shtoi aktori.

Aktori I famshëm tha se nuk kishte simptoma dhe u prek nga koronavirusi pasi kishte qenë në kontakt me dikë të testuar pozitiv, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Elba u shpreh  “përgjithësisht ndihet mirë” dhe ka simptoma të lehta, si ethe. “Unë kam pasur probleme me astmën, por koronavirusi nuk më solli asnjë problem,” theksoi ai.