Ish specialisti i AKU denoncon publikisht institucionin: Ligji nuk lejon të importohen produkte me datë skadence 6 muajit e fundit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e qytetarëve edhe në këto kohë kur rreziku i një epidemie është shumë i madh.

Si gjithmonë, produktet e skaduara apo në prag të skadencës që importohen në Shqipëri, kanë qenë një çështje mjaft e diskutueshme dhe që duhet ta vendoste në qendër të kritikave autoritetin përkatës. Por sërish AKU vazhdon të shkelë ligjin dhe të rrezikojë jetën e qytetarëve.

Kjo duket qartë në denoncimin që ka bërë specialisti Arben Shytaj në Facebook-un e tij. Në një video të postuar nga ministri Bledi Çuçi, duken produkte që janë në prag të datës së skadencës. Këto të importuara në portin e Durrësit, e së shpejti në treg për konsmuatorin shqiptar.

Shytaj, i cili është një nga specialistët që u hoq nga puna kur ministër Bujqësie ishte Niko Peleshi, e ka denoncuar këtë fakt, duke demostruar edhe një herë që shkarkimi i tij ishte i padrejtë, siç e vërtetoi edhe Gjykata.

Në videon e postuar nga Çuçi shfaqen drejtori i përgjithsëm i AKU dhe drejtori i AKU Durrës, të pashqetësuar aspak për sigurinë e konsumatorëve.

Edhe në këto ditë të vështira për vendin, AKU nuk e bën siç duhet punën e saj, por poston video e foto sa për fasadë.

 

Kjo foto eshte nxjerre nga nje vd e aku-së, ne duart e Dr përgjithshëm të aku-së. Drejtuesit aktuale te aku-së, nuk Jane…

Publiée par Arben Shytaj sur Jeudi 19 mars 2020

Publiée par Autoriteti Kombetar i Ushqimit sur Mercredi 18 mars 2020