Teksti i këngës së Dua Lipa bëhet hit për koronavirusin: Mos u shfaqni, mos dilni…

Dua Lipa ka krijuar një këngë që i përshtatet shumë mirë situatës që bota po kalon me koronavirusin. Vargjet e këngës “Don’t start now” janë bërë një hit për shkak të përmbajtjes së tyre.

Duket se producentët e Dua Lipës kanë bërë një parashikim kur kanë prodhuar këngën “Don’t Start Now” të këngëtares.

Vargjet “Don’t show up, Don’t Come Out, Don’t start caring about me now, Walk Away, you know how, Don’t Start caring about me now”, janë bërë hit dhe po përdoren që njerëzit të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Vargjet në shqip përkthehen kështu në shqip: “Mos u shfaqni, mos dilni, mos filloni tani të kujdeseni për mua, largohu, e di pse, mos fillo tani të kujdesesh për mua”.

Pasi këto vargje janë përhapur shumë në rrjetet sociale, ka qenë edhe vet Dua Lipa që i ka shpërndarë ata duke shkruar: “Nuk i bëj unë rregullat”.

View this post on Instagram

I don’t make the rules

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on