Deklarata e zyrtarit francez: Bashkimi Europian nuk shërohet nga koronavirusi po nuk ndihmoi Italinë

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk shërohet kurrë nëse e lë Itailnë të vetme në përballje me pandeminë e koronavirusit. Me këtë deklaratë ministri nënkuptoi se vendet anëtare duhet të bashkohen.

“Nëse janë të gjithë për veten e tyre, nëse i lëmë disa shtete, nëse i themi Italisë, për shembull, ‘bëjeni vetëm atë”, Evropa nuk do të rikuperohet,” tha ai për TV Francez.

Banka Qendrore Evropiane ka caktuar fonde për të mbështetur ekonominë, por BE nuk ka harmonizuar masa praktike për të ndaluar përhapjen e virusit.