Dëshira prekëse e “pacientit 1” në Itali: Dua vetëm të asistoj në lindjen e vajzës

A member of the medical personnel wearing a protective face mask is seen inside the Spedali Civili hospital in Brescia, Italy March 13, 2020. REUTERS/Flavio Lo Scalzo

Italia po përballet me një situatë mjaft të vështirë me pandeminë e koronavirusit që ka pushtuar vendin.

Që nga koha kur u zbulua “pacienti 1”, ka pasur shumë viktima e  shumë të infektuar.

Mattia, pacineti 1 në Itali, ishte në pritje të vajzës së tij kur u diagnostifikua me COVID-19

“E vetmja dëshirë është të kem mundësi të asistoj në lindjen e vajzës time. Doktorët më sigurojnë që do ja dal”. Këto janë fjalët e pacinetit 1 të Codonjës, që vetëm 11 ditë më parë doli nga Terapia Intensive e spitalit San Matteo të Pavia, ku kishte mbërritur në kushte të dëshpëruara në 22 shkurt. Fatmirësisht, 38 vjeçari ja ka dalë, ka arritur të mundë koronavirusin dhe më në fund ka mundur të shohë bashkëshorten e tij shtatzënë, në muajin e tetë të shtatzënisë, edhe pse tani vetëm përtej një xhami.

Mattia u pa bashkëshorten dje, pas një lufte të gjatë me sëmundjen.