Itali/ Sot humbën jetën 627 persona. Kjo është mosha mesatare e viktimave

Insituti Italian i Shëndetit Publik ka publikuar një raport ku ka analizuar karakteristikat e viktimave nga koronvirusi në Itali. Mes të tjerash është përcaktuar mosha mesatare e viktimave.

Raporti ka analizuar 2,003 viktima të infektuar nga COVID-19 dhe mosha mesatare e tyre është 79,5 vjeç nga të cilët 30% janë femra.

Mosha mesatare e viktimave është 15 vite më e lartë se e personave të infektuar nga koronavirusi. Viktimat e gjinisë femërore kanë një moshë më të lartë se meshkujt (83,7 vjeç për femrat dhe 79,5 vjeç për meshkujt).

Vetëm 17 pacientë janë nën moshën 50 vjeç,  5 prej tyre të gjithë meshkuj ishin nga mosah 31-39 vjeç.