“Jemi vetëm në fillim të krizës”/ Macron për koronavirusin: Duhet të rioragnizohemi

Franca ka marrë masa ekstreme për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, teksa në vend janë konfirmuar thuajse 11 mijë raste dhe mbi 300 viktima.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Presidenti i Francës thekson se masat e marra janë të jashtëzakonshme për për “vrasjen” e këtij virusi vdekjeprurës, ndërsa shton se kanë nisur një garë kundër COVID-19.

“Kemi marrë masa të jashtëzakonshme. Franca është në fillim të krizës së koronavirusit. Kemi filluar një garë kundër koronavirusit. Ne duhet të reagojmë shumë e të riorganizohemi”, ka deklaruar Macron.