Kina po fiton betejën, dita e dytë pa asnjë rast me koronavirus

Medical staff wave goodbye to a recovered COVID-19 coronavirus patient at the Red Cross Hospital in Wuhan in China's central Hubei province on March 16, 2020. - China reported 12 more imported cases of the novel coronavirus on March 16 as the capital tightened quarantine measures for international arrivals to prevent a new wave of infections. (Photo by STR / AFP) / China OUT (Photo by STR/AFP via Getty Images)

Në Kinë nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus për të dytën ditë me radhë.

Autoritetet kanë deklaruar se 39 rastet e reja janë të importuara nga jashtë.

Veç kësaj ka rënë ndjeshëm edhe numri i vdekjeve. Sipas autoriteteve ka pasur vetëm tre vdekje të reja, duke e çuar numrin e viktimave në 3248 në total.

Tashmë fokusi i autoriteteve të Kinës është përqendruar tek frenimi i transmetimeve me COVID 19 të personave që vijnë nga jashtë vendit.

Kjo fitore e Kinës është rezultat i masave drastike të marra nga qeveria, ku qytete dhe provinca të tëra u futën në karantinë.