Koronavirusi “gjunjëzon” Spanjën, mbi 1 mijë viktima nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka kaluar mbi 1 mijë. Kështu, Spanja bëhet vendi i katërt në botë pas Kinës, Italisë dhe Iranit që e kalon një numër të tillë.Kurse numri i të prekurve nga koronavirusi po afrohet te 20 mijë.

Situata në Spanjë nuk është aspak e mirë, teksa nuk përjashtohet një skenar si ai I Italisë.

Italia tashmë është vendi i parë në botë me 3405 viktima, pasuar nga Kina me 3250.