Koronavirusi në Itali nuk ndalet, shënohet viktima e parë mes radhëve të policëve

Është regjistruar viktima e parë nga koronavirusi në radhët e Policisë Italiane.

Personi që ka humbur jetën ishte një punonjës i repartit të karabinierëve që shërbente në qëndrën e komandës provinciale të Bergamos.

Polici ishte 47 vjeç dhe ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin San Giovanni XXII të Bergamos pas një përkeqësimi shumë të shpejtë të gjëndjes shëndetësore.

I martuar dhe me një vajzë 10 vjecare , vetëm pak ditë më parë kishte rezultuar pozitiv nga koronavirus.

Në Itali, provinca e Bergamos është më e prekura nga koronavirusi dhe ka regjistruar 607 viktima deri tani.

Situata është mjaft shqetësuese në sistemin shëndetësor ku shumë mjekë e infermierë janë infektuar nga virusi.