Koronavirusi/ Nga nesër New York futet në karantinë

Nga dita e nesërme  të gjithë të punësuarit në New York tashmë duhet të qendrojnë në shtëpi . Kjo është masa që ka marrë guvernatori Cuomo duke e izoluar gjithë shtetin. duke e quajtur atë masën më drastike që mund të merrtte pasi ai tha se i gjithë shteti i Nju Jork është i izoluar.

Kjo nuk është jeta si zakonisht. Pranojeni atë, realizojeni atë, dhe merreni me të,” tha Cuomo. Ai u kërkoi qytetarëve të qëndronin në banesat e tyre për të mbrojtur shëndetin fizik dhe mendor.

”Ne jemi të gjithë në karantinë’, tha ai.

Në New York janë mbi 7100 të infektuar, pra gjysma e rasteve të konfirmuara në gjithë Amerikën.

Në total në SHBA janë shënuar 223 viktima dhe 16,489 të infektuar.