Kosova heq taksën me Serbinë, Albin Kurti publikon vendimin

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për heqjen e tarifës për lëndën e parë ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje-Hercegovinës. Ky vendim është publikuar nga vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale.

“U votua me 10 vota pro dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.”