Masa të rrepta/ Nga nesër ndryshojnë oraret e lëvizjes, vetëm policia dhe ushtria në rrugë

Nga nesër do ndryshojnë fashat orare që janë të lejuara për lëvizjen e qytetarëve. Këtë e ka lajmëruar kryeministri Rama në Façebook-un e tij.

Postimi i kryeministri Edi Rama

NGA NESËR REGJIMI I LËVIZJES NDRYSHON, SEPSE NUK KEMI ASNJË ORË E JO MË DITË PËR TË HUMBUR ME EDUKIMIN E TË PABINDURVE, TË CILËVE SHUMË SHPEJT DO TË DETYROHEMI T’UA KTHEJMË ME TË NJËJTËN MONEDHË, JO VETËM DUKE I NDËSHKUAR ME GJOBAT E SANKSIONET NË FUQI PO EDHE DUKE U NDËRPRERË ÇDO LLOJ NDIHME E SHËRBIMI SHTETËROR!

THIRRJET PËR MIRËKUPTIMIN E TYRE PO MBAROJNË!

NGA NESËR ORARI I LËVIZJES DO TË JETË 05.00 – 13.00! KY DO TË JETË NË VIJIM EDHE ORARI I PIKAVE TË SHITJES SË USHQIMEVE, ILAÇEVE APO SHËRBIMEVE BANKARE, SI EDHE ORARI I PUNËS SË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS.

NGA NESËR NË ORËN 13.00, GJATË GJITHË DITËS SË DIELË, DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, DO TË JETË GJITHÇKA E MBYLLUR, NË TË GJITHA QENDRAT URBANE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. NË RRUGË DO TË JENË VETËM FORCAT E POLICISË, USHTRISË, NJËSIVE KRITIKE TË SHËRBIMEVE SHTETËRORE DHE ATYRE TË KOMPANIVE MEDIATIKE!

KJO ËSHTË LUFTË DHE ARMIKU NUK PO LARGOHET, POR PO AFROHET ÇDO MINUTË! PRANDAJ MBLIDHENI MENDJEN BASHKË ME MUA QË DUHET TË SHTRËNGOJMË ÇDO DITË VIDAT E ZINXHIRËVE MBROJTËS, NËSE NUK DUAM TË NA GRIJË SI HELMI MIZAT!