Nuk ka fund tragjedia italiane, 627 viktima brenda 24 orëve

Italia është gjunjëzuar e gjitha nga koronavirusi. Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 627 viktima duke e çuar në 4032 numrin e vdekjeve.

Gjatë një dite janë regjistruar 4670 të infektuar duke e çuar në 37860 numrin e të prekurve në total.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në buzë kolapsi, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Dy ditë më parë mjekët inezë kanë mbërritur në Milano për të dhënë ndihmën e tyre dhe konstatuan që masat e marra nuk ishin të mjaftueshme.