Rama merr vendimin ekstrem, marketet dhe farmacitë do ruhen nga ushtria

Edhe pse janë marrë masa të ashpra ndaj koronavirusit dhe qytetarëve iu është thënë të qëndrojnë në shtëpi, ende shumë njerëz dynden nëpër farmaci e në markete. Dhe jo vetëm, shumë kanë pushtuar rrugët si të ishin ditë normale.

Për këtë arsye kryeministri Rama ka vendosur marrjen e masave ekstreme.

Postimi i Ramës:

POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!

JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE

BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!