Shënohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Greqi, ndodhej në fshatin karantinë

Është shënuar viktima e shtatë nga koronavirusi në Greqi. Personi që ka humbur jetën është një 87-vjeçar që vuante edhe nga sëmundje të tjera. I moshuari ishte në fshatin Damaskini të Kosturit i cili është kthyer i gjithi në karantinë për shkak të koronavirusit.

87-vjeçari ndodhej prej 4 ditësh në spitalin e Kozanit ku dhe ndërroi jetë. Greqia është vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirusi tashmë zyrtarisht me 7 viktima dhe 416 të prekur.