Shqipëri/ 3 mijë profesionistë të shëndetit i bashkohen luftës kundër COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes për tu bashkuar në luftën kundër covid-19.

Ogerta Manastirliu: Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit.
3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate
.
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit.