Shqiptarët nuk i ndal as koronavirusi, përplasin makinën dhe bëjnë thirrje ekstreme në aeroportin e Barcelonës

Shqiptarët nuk ndalen as nga pandemia e koronavirusit që ka pushtuar botën. Në aeroportin e Barcelonës, policia ka arrestuar dy shtetas shqiptar pasi kanë bërë thirrje ekstremiste, duke terrorizuar qytetarët.

Në mediat e huaja raportohet se dy shqiptarët kanë përplasur një makinë në aeroport, ndërsa kanë bërë thirrje islamike.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, duke arrestuar autorët, ndërkohë skuadra e bombave ka konfirmuar se në makinë nuk kishte eksploziv.

Aeroporti i Barcelonës ka qenë thuajse i boshatisur, për shkak të masave të marra nga qeveria nga koronavirusi.