Shtohen rastet me koronavirus në Kosovë, ja sa shkon numri i të infektuarve

Ka shkuar në 22 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi është konfirmuar edhe një rast i ri.

Lajmi është konfirmuar nga mjeku infektolog Valbon Krasniqi.

“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”, ka thënë Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, gazetarëve iu është bërë thirrje të respektojnë distancën 2 metra gjatë konferencave apo kur janë në terren.

IKSHP i ka bërë thirrje qytetarëve për të mos u grumbulluar dhe të shmangin kontaktet e ngushta me njerëzit.