Të rinjtë nuk janë imun/ Koronavirusi i merr jetën 34-vjeçarit, pasi i mbijetoi kancerit

Të rinjtë që mendojnë se janë imun ndaj koronavirusit, duhet të fillojnë të ndërgjegjësohen pasi kjo nuk është e vërtetë.

Një 34-vjeçar në SHBA, ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai është personi më i ri që vdes nga koronavirusi në Amerikë. Ai kishte rezultuar pozitiv të premten e kaluar.

Familja tha se ai kishte pasur astmë dhe bronkit gjatë fëmijërisë, edhe pse nuk pati nevojë për një pompë ndër vite.

Ai gjithashtu i mbijetoi kancerit në testikuj, në 2016-ën, me një operacion të vetëm.  Pavarësisht moshës së re ai shfaqi probleme serioze pasi i diagnostifikua me koronavirus.