Fitorja e parë/ Momenti kur i shëruari nga COVID-19 lë ambientet e infektivit

Lajme shpresëdhënëse vijnë nga infektivi, ku pacienti i parë i infektuar nga COVID-19, ka lënë ambientet e spitalit pasi ka rezultuar negativ në të dyja testet.

Lajmin e ka bërë kryeministri Edi Rama, i cili poston në “Facebook” foton emocionuese, kur pacienti largohet nga Infektivi, teksa e shoqëron një mjeke.

“🟢 I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT🙏”, shkruan Rama.

🟢 I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT🙏

Publiée par Edi Rama sur Samedi 21 mars 2020