“Ju përgjërohem të gjithë shqiptarëve!”/ Elvana Gjata ka një mesazh: A nuk ju dhimbsen prindërit, gjyshërit tuaj?

Shqipëria është nën frikën e koronavirusit, ndërsa duket se qytetarët nuk I respektojnë aspak rregullat e izolimit dhe janë dyndur në rrugë e markete.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Elvana Gjata, e cila ka publikuar një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Qëndro në shtëpi! Ishte mesazhi i Elvana Gjatës ku ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të zbatojnë rregullin e distancës sociale.

“Ju përgjërohem të gjithë shqiptarëve! A nuk ju dhimbsen prindërit, gjyshërit tuaj???”, shkruan Elvana, në një mesazh për të ndërgjegjësuar fansat e saj.

View this post on Instagram

A nuk ju dhimben prinderit dhe gjysherit tuaj?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on