Kina solidare me Greqinë, dhuron 550 mijë maska dhe ndihma të tjera mjekësore

Kina kaloi një periudhë mjaft të vështirë me koronavirusin dhe nga përvoja e saj tashmë po I vjen në ndihmë vendeve të tjera.

Ndihma humanitare me 550 mijë maska dhe materiale të tjera janë nisur nga Kina drejt Greqisë më një avion të Air China. Kjo ndihmë vjen pasi Greqia është prekur nga COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias, ka falenderuar qeverinë kineze për ndihmën e dhënë.
Veç maskave kishte edhe materiale të tjera, si aspiratorë, mjete teknikë të cilat shërbejnë për të luftuar koronavirusin.

Ndërkohë kujtojmë se numri i të prekurve nga Koronavirusi në Greqi ka shkuar në 495, teksa për 85 prej tyre nuk dihet se si e kanë marrë infeksionin.

Greqiqa është vendi më I prekur nga koronavirusi në Ballkan dhe deri tani ka shënuar 9 vdekje.