Koronavirusi/ SHBA ka gati paketën 2 trilionë dollarë

A view of the North Portico of the White House, Wednesday June 14, 2017 in Washington D.C. (Official White House Photo by Joyce N. Boghosian)

Koronavirusi pritet të sjellë gjithashtu një krizë ekonomike. Për këtë arsye SHBA ka sugjeruar vendosjen në dispozicion të një shume prej 2 trilion dollarësh për t’i bërë ballë pandemisë.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudloë deklaroi se këto shpenzime janë të nevojshme për të luftuar virusin.

“Paketa është sa 10 përqind e GDP. Është një paketë e madhe” – shprehet ai duke thënë gjithashtu se kjo paketë është ende në shqyrtim në Kongres.

Kjo shumë përbën dyfishin e asaj që Shtëpia e Bardhë kërkoi dy ditë më parë.

Ligjbërësit amerikanë kanë negociuar furishëm një marrëveshje që do të votohet qysh ditën e hënë.

Pikë e ngutshme duket të jetë mënyra e shpërndarjes së fondeve drejtpërdrejt te amerikanët dhe si të forcojnë programet neto të sigurimeve shoqërore siç është ndihma për papunësinë.

Në orët në vijim pritet edhe njoftimi i taskforcës së krijuar nga Shtëpia e Bardhë kundër koronavirusit.