Kryeministri i qetëson të gjithë: Kemi letër higjenike sa mund të dh**im për 10 vjet

E gjithë bota është përfshirë nga pandemia e koronavirusit dhe njerëzit kanë pushtuar marketet dhe kanë boshatisur raftet e ushqimeve për të përballuar izolimin.

Video të shumta janë bërë virale, kur njerëzit literalisht luftonin për letrat higjenike.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka reaguar për këtë fenomen duke dhënë një mesazh qetësimi për qytetarët e tij.

Ai thotë se vendi ka rezerva të mjaftueshme letrash higjienike që zgjasin deri në 10 vjet, kështu që ata duhet të qendrojnë të pashqetësuar.

Rutte ishte në një supermarket, ku qytetarët kishin zbrazur raftet nga produktet ushqimore dhe higjienike, dhe tha se është i kënaqur që sheh raftet e mbushura me letër higjienike.

“Vendi ynë ka mjaftueshëm letër higjienike sa mund të zgjasë për 10 vjet. Mund të dhj..im të gjithë për 10 vjet”, tha ai.