Plas sherri edhe në Lushnje, qytetarët konfliktohen me policin: Mbylle dyqanin, lëri pa bukë

Edhe ditën e sotme qytetarët shqiptarë janë dyndur në markete dhe fuura buke për t’u furnizuar me ushqime për të përballuar periudhën e izolimit.

Nuk kanë munguar konfliktet  në Lushnje, ku një efektiv policie në Lushnje i cili kërkon që në orën 13:30, furra e bukës të mbyllet, pavarësisht se ka qytetarë në rradhë.

Video është publikuar nga “JOQ”, ku shihet se si qytetarët janë dyndur pranë furrës së bukës dhe kërkojnë të blejnë e të furnizohen, duke qenë se nesër nuk do të ketë asgjë hapur.

“Është ora 13:20. Mbylle dyqanin dhe lëri të gjithë pa bukë. Lëri të ikin,“- thuhet në video.

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed