Psikologia Lekli iu bën apel qytetarëve: Ndërgjegjësohuni, të mos kemi fatin e shteteve të tjera

Nga Marsela Lekli

Masat e mara për qytetaret që mos të kenë grumbullime masive njerzish, sigurisht që nuk janë efikase masat per fashat e orarit kanë diktuar grumbullime masive.
Ne ju bejmë thirrje qytetareve të shmangin grumbullimin, të paisen me paisjet higjenike doreza maska, të rrespektojnë distancen nga njëri-tjetri.

Mos efikasiteti i masave tē mara nga qeveria nuk mund të kaloj propagandën nga një njeri i izoluar në bunkerin e tij, duke hedhur vidjo nga shtetet e tjera që paraqesin dhunen e shtetit policor ndaj çdo qytetari.
Shqipëria nuk mund të rri peng nga një Lap-Top i një Kryeminstri bunker izolues.

Të dashur qytetarë jo grumbullime masive, sepse përben rrezik për SHËNDETIN dhe JETËN kjo është VETVRASJE që po i bëni vetes. Të ruajmë veten, prindërit tane, gjyshërit tanë, njerzit tanë të dashur, të ruajmë vëndin tonë për të mos pasur fatin e shteteve të tjera ku në çdo minut iken nga 1 person. ”
“Solidarizohuni”
Pavarsisht propagandës që përhap një Kryeministër ne nuk duhet të friksohemi nga solidariteti jonë Shqiptarë.

Në momentin e daljes nga banesa, shmagni grubullimet, merni masat higjeno sanitare, doreza maske disifektant, ruani distancën, mbani rradhën, me furrat e bukes, supermarkete, farmacit në mënyrë qytetare dhe paqësore ushqime ka për të gjithë. Jo panik çdo gjë e domosdoshme për çdo familje do jenë në masivitet të madh.

JO FRIKË , JO PANIK të jemi një shëmbull i mirë për njeri-tjetrin , dhe të gjithë s’ëbashku do ta kalojmë këtë sfidë.
Të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm, mos të kemi fatin e shtetit fqinj dhe shteteve të tjera..!!!