Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Finlandë/ Nuk ishte rastësi, do merren masa

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi edhe në Finlandë. Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies.

Bëhet fjalë për një të moshuar që kohët e fundit kishte kaluar në spitalin e Helsinkit, ndërsa Ministria nuk ka pranuar që të japë më tepër informacion në lidhje me personin që ndërroi jetë nga koronavirusi.

Për drejtorin e përgjithshëm të instituatit, Markku Tervahauta, vdekja e parë nuk ishte një rastësi. Ai tha se koronavirusi vrau një pacient të moshuar, që janë edhe mosha më e kërcënuar nga ky virus.

Më tej ai u shpreh se do merren masat e nevojshme që virusi mos të përhapet më shumë.

“Ndërsa personi i ndjerë ishte i moshuar, është e rëndësishme të mbani mend se ky virus mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore edhe tek të rinjtë,” shtoi ai. Që nga e shtuna, 521 njerëz në Finlandë ishin konfirmuar se vuanin nga koronavirusi.