Sherr masiv para furrës së bukës në Korçë, qytetarët të acaruar nga radhët e gjata para izolimit

Pasojat e izolimit po fillojnë të ndihen te qytetarët shqiptarë.

Në qytetin e Korçës ka ndodhur një sherr masiv mesditën e sotme. Kjo si pasojë e radhëve të gjata të krijuara para një furre buke.

Në videon e postuar nga Balkan Web, para furrës së bukës është krijuar një radhë e madhe, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e gjithçkaje gjatë kësaj fundjave, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.