Shifra të frikshme nga Spanja, brenda një dite regjistrohen 233 viktima nga koronavirusi

Koronavirusi në Spanjë po përhapet me ritme të shpejta, teksa vetëm ditën e djeshme janë shënuar 233 viktima duke e çuar në 1326 numrin total të të vdekurve. Numri i të infektuarve ka shkuar në 24926, pra më shumë 2400 se ditën e djeshme.

”Pjesa më e madhe e rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë në kryeqytet”- raportojnë burime pranë ministrisë së Shëndetësisë.

Në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë ndaluar te gjitha fluturimet dhe lundrimet ne ishujt e saj. Ajo është vend i dytë në Europë për numrin e të infektuarve dhe të vdekurve.