Shqipëria për një javë në izolim, për “tradhëtarët” e luftës do ketë penalitete

Duke filluar nga e hënsa Shqipëria do jetë e izoluar pas orës 13:00 për një javë. Kryeministri Rama ka deklaruar se kush shkel rregullat të përballet me forcën e ligjit do të futet në listën e zezë si “tradhetare lufte”  dhe do u mohohet cdo lloj ndihme që përfitohet në kohën e luftës.

Orari I ri do të qëndrojë gjatë gjithë javës.
Qëndrimi në vend ulur apo me të tjerë, dhe natyrisht ecja me të tjerë nëpër lagje apo rrugë gjatë orarit të lejuar për lëvizje nuk do të tolerohet më paqësisht. Nuk do të mjaftohet më me gjoba, këshilla e sensibilizim, policia ushtria do të mbikqyrin cdo lagje në Tiranë e Durrës ku kemi zonën më të kuqe, dhe patjetër cdo zonë urbane të këtij vendi, duke fotografuar dhe future në listën e zezë të tradhëtarëve cdo individ që merr diell luan domino apo bën gallatë. Këta individë do e paguajnë shtrenjtë” tha Rama.

Cdo thyerje e ligjit të luftës do jetë barrë e rëndë për ta.

-Do hiqet cdo ndihmë shtetërore dhe do u mohohet i cdo lloj kompensimi I pasojave të luftës nëse janë në kategorinë e atyre që duhet të rrinë në shtëpi se nuk shkojnë dot në punë.
-Do u mohohet cdo lloj ndihme financiare për të paktën një vit.

-Cdo lloj burse për studentë, rimbursim ilacesh dhe ndihme.

-Dhe pensionistët që thyejnë ligjin e luftës do të penalizohen.

Do konsiderohen “tradhtare lufte” dhe do të trajtohen me zero tolerancë.