SKANDALI i AKU TIRANË, nuk gjobit biznesin që shiste produkt të skaduar: E paralajmëruam të sistemonte produktet

Mund t’ju duket qesharake, por është tepër reale kjo që po ndodh në kohët e një pandemie globale. Qytetarët e Tiranës, por edhe të gjithë Republikës së Shqipërisë sot janë përballë rrezikut të helmimit nga produktet ushqimore. Denoncimi i gazetarit Marjon Gorica për blerje të një nënprodukti mishi, i skaduar prej 10 ditësh në raftet e Big Market, për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit as që merret për bazë. Sipasi këtij institucioni të dëgjeneruar tashmë,  në market nuk janë gjetur produkte të skaduara, gjë për të cilën denoncimi i gazetarit nuk merret për bazë, por ndaj subjektit është lënë thjesht masa paralajmëruese për sisteminin e produkteve pasi kishte mbi ngarkim.

A është kjo një shkelje e hapur e këtij institucioni?

A mund ta hetoj Prokuroria e Tiranës këtë rast?

Gjithashtu ngremë pyetjen po në vendet e Evropiane kështu do veprohej?

Turp për këdo që sigurinë ushqimore ja beson këtyre inspektorëve!

Më poshtë denoncimi i gazetarit Gorica:

Pas 7 vitesh raportim rreth sigurisë ushqimore, dje vendosa të mos shkruaj më për këtë temë. Jo sepse u lodha, por sepse…

Publiée par Marjon Gorica sur Vendredi 20 mars 2020