Videoja e Ramës me dhunën në Spanjë, një mashtrim, kryeministri del zbuluar

Videoja që publikoi kryeministri Rama, ku policia shpërndan më forcë njerëzit, për të cilën tha se po ndodhte në Spanjë, ishte një gënjeshtër. RRjeti e ka nxjerrë zbuluar kryeministrin e ndër të tjera edhe Partia Demokratike që shkruan se kjo video është nga protestat e opozitës në Algjeri, e jo nga situatat e koronavirusit në Spanjë.

Reagimi i PD:

 Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë. Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë.  Në Spanjë situata është e rënduar, por një shtet demokratik i Bashkimit Europian nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama.  Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri. I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme. Paradite detyron qytetarët të dynden në dyqane, në drekë i terrorizon me video nga protestat antiqeveritare kundër regjimit autoritar në Algjeri, duke e shitur atë si dhunë që ndodh rëndom në Bashkimin Europian. Kjo është papërgjegjshmëri. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën, t’u japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët dhe të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij tek detyrat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të zgjidhur krizën social-ekonomike që ka krijuar situata. Partia Demokratike i bën edhe njëherë apel të fortë çdo qytetari të ndjekin me seriozitet dhe përgjegjshmëri masat e kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social. Zbatimi rigoroz i këtyre masave është me rëndësi JETIKE për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë më të dashur.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË Sot Edi Rama ka shpërndarë një gënjeshtër të rrezikshme për t’i trembur edhe më shumë qytetarët e Shqipërisë. Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë. Në Spanjë situata është e rënduar, por një shtet demokratik i Bashkimit Europian nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama. Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri. I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme. Paraditei detyron qytetarët të dynden në dyqane, në drekë i terrorizon me video nga protestat antiqeveritare kundër regjimit autoritar në Algjeri, duke e shitur atë si dhunë që ndodh rëndom në Bashkimin Europian. Kjo është papërgjegjshmëri. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën, t’u japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët dhe të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij tek detyrat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të zgjidhur krizën social-ekonomike që ka krijuar situata.Partia Demokratike i bën edhe njëherë apel të fortë çdo qytetari të ndjekin me seriozitet dhe përgjegjshmëri masat e kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social. Zbatimi rigoroz i këtyre masave është me rëndësi JETIKE për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë më të dashur.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 21 mars 2020