DITË E ZEZË/ Shënohet viktima e 5 e koronavirusit në Shqipëri, kishte sëmundje shoqëruese

Ka ndërruar jetë këtë mëngjes një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Mjekët bëjnë të ditur se kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.