Feraj: “Urgjenca e heqjes së taksës është urgjencë e Serbisë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për shkak të “mospajtimeve rreth shpalljes apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme”.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti kjo që është në koalicion me Vetëvendosjes e Kurtit, i cili shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm e quajti të papranueshëm dhe kërkoi nga Kurti që të kthejë vendimin prapa.

I ftuar në studion e “ABC News” akademiku Hysamedin Feraj ka folur për situatën politike në Kosovë. Gjendur tashmë përballë rrezikut të pandemisë që ka prekur shumë vende të botës, Kosova është edhe përballë diskutimeve politike.
Sa i përket qëndrimit të Isa Mustafës akademiku nuk e ka vlerësuar. Ai theksoi se kërkesa e Isa Mustafës është e papranueshme, ndërsa u shpreh se ai vet duhet të bënte kërkesë për shkarkimin e tij.

“Kërkesat ishin të papranueshme për vet Isa Mustafën. Duhet të kërkonte vetë shkarkimin e Agim Veliut.

Urgjenca e heqjes së taksës është urgjencë e Serbisë, dhe paraqitje si urgjencë e Kosovës nga Isa Mustafa është e papranueshme. Kjo logjikisht është pjesë e veprimtarisë nacionaliste Serbe. Nuk them se e kanë bërë Shtetet e Bashkuara kam përshtypjen se kjo është një axhendë personale e të ngarkuarit special Grenell. Ndoshta edhe për arsye të karrierës, ndoshta është lobist serb nuk i di arsyet. Marrëvëshja Kosvë-Serbi kam përshtypjen se nuk është aq e rëndësishme”, u shpreh ai./abcnews.al