Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në fasoneri, pronarët nuk e mbyllën fabrikën derisa 10 punëtorë të tjerë shfaqën simptoma

Është konfirmuar rasti i paarë me koronaviurs në një fasoneri. Organizata Politike e ka denoncuar rastin, duke konfirmuar se në fasonerinë ProDyn një punëtore 38-vjeçare ka rezultuar pozitive me CPVID-19. Lajmi bëhet I ditur nga burime brenda fabrikës, teksa më shqetësues është fakti se puna ka vazhduar edhe tre ditë më von, deri sa 10 punëtorë të tjerë shfaqën simptoma.

 

Postimi i Organizatës Politike:

KONFIRMOHET RASTI I PARË ME COVID-19 NË FASONERI. DYSHOHEN 10 TË TJERË.

Është konfirmuar rasti i parë i një punëtoreje 38-vjeçare të infektuar me virusin Covid-19 në fasonerinë ProDyn. Siç na bëjnë të ditur punëtorë të kësaj fabrike, rasti është evidentuar që tre ditë para, më 20 mars, por fabrika ka vazhduar punën normalisht me gjithë shqetësimin e shprehur nga punëtorët për përhapje të infeksionit. Vetëm tre ditë më pas, pasi 10 punëtorë të tjerë shfaqën simptomat e virusit dhe nuk u paraqitën në punë, pronarët vendosën të pezullojnë punën për dy javë.

Organizata Politike denoncon papërgjegjshmërinë kriminale që po tregon qeveria e Edi Ramës ndaj punëtorëve dhe qytetarëve të këtij vendi, duke lejuar vazhdimin e punës nëpër fabrika ku punojnë së bashku me qindra punëtorë.

Mbyllni fasoneritë!

Jetët e punëtorëve vlejnë më shumë se fitimet e oligarkëve!

KONFIRMOHET RASTI I PARË ME COVID-19 NË FASONERI. DYSHOHEN 10 TË TJERË.Është konfirmuar rasti i parë i një punëtoreje…

Publiée par Organizata Politike sur Lundi 23 mars 2020