Koronavirusi në SHBA/ 70 policë në New York rezultojnë pozitiv

70 efektivë të policisë lokale të Nju Jork kanë rëzultuar pozitiv në testet e kryera për koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, Dermot Shea.

Shea informoi se 70 nga të infektuarit janë oficerë në uniformë, kurse 28 të tjerë janë pjesë e stafit civil, shkruan “Anadolu”.

“Sa i përket testimit, numrat janë duke u rritur, sepse testimet janë duke u shtuar në tërë qytetin. Prandaj, kjo nuk është e papritur”, tha ai.

Shea shtoi se policia nuk i ka përcjellë personat me të cilët policët e infektuar kanë pasur kontakte gjatë punës. “Jemi në një realitet të ri dhe kjo gjë nuk është diçka që mund të bëhet”, tha de Blasio

Në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar mbi 33 mijë raste me koronavirus ndërsa numërohen 400 viktima, nga të cilat 114 vetëm në Nju Jork.

Shtëpia e Bardhë është duke zhvilluar negociata urgjente me anëtarët e Senatit për miratimin e një pakoje të madhe ekonomike prej 1 trilion dollarëve për luftën kundër efekteve të koronavirusit.