Merkel video-konferencë me Albin Kurtin pasi u karantinua, diskutimi edhe për mocionin për rrëzimin e qeverisë

Angela Merkel nuke ndalon punën edhe një ditë pasi u vetëkarantinua, pasi kishte takuar doktorin e prekur me koronavirus. Kancelarja gjermane do organizojë një video- konferencë sot me kryeministrin kosovar Albin Kurti.

Më parë, Merkel e kishte bërë diçka të tillë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa sot puna vazhdon me kryeministrin e Kosovës në një kohë kur situata politike veç asaj të koronavirusit nuk është aspak e keqe.

Pjesë e axhendës së diskutimit pritet të jetë dialogu me Serbinë, çështjet ekonomike, rajonale apo dhe europiane por edhe ajo që ka ndezur zjarrin e qeverisë së sapo krijuar në Kosovëm mocioni i mosbesimit nga LDK për rrëzimin e qeverisë.

STATUSI I BESNIK KELMENDIT

Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane.

Publiée par Besnik Kelmendi sur Lundi 23 mars 2020