Mos prekni fjalën e lirë/ Salillari presion ndaj gazetarit Laze, raportoi prishjet te Unaza e Re

Në një kohë që i gjithë globi po ndeshet me një pandemi e cila po përhapet me ritme të shpejta, në Shqipëri ka kompani të cilat nuk kursejnë presionet ndaj personave të cilët punojnë me përkushtim në këto ditë të vështira.
Pikërisht ndaj gazetarëve dhe operatorëve të televizioneve. Sot në mbrëmje pamë live tentativën për cënimin e integritetit të gazetarit Elio Laze nga një përfaqësues i kompanisë Salillari.

Një individ, përfaqësues i Salillarit i është drejtuar me mënyra presioni dhe kërcënimi gazetarit, në një kohë që shkelësi i cili ka thyer ndalimin e qarkullimit është vetë ai zotëria dhe kompania Salillari.

Bëjmë me dije që gazetari Elio Laze ka qënë gjithë këto ditë në vijën e parë të pasqyrimit të situatës nga terreni, duke dhënë informacionin e nevojshëm për publikun.

Gazeta Ora dhe rehatfare.al solidarizohen me gazetarin. Jemi përkrah çdo abuzimi që bëhet ndaj kolegëve tanë!