Një vatër e re infeksioni, konfirmohet rasti parë me koronavirus edhe në Shkodër

Është konfirmuar një tjetër vatër infeksioni në Shqipëri. Në Shkodër është konfirmuar një rast me koronavirus ditën e sotme.

Fax web shkruan se personi i prekur nga koronavirusi dyshohet të jetë nje grua mosha e të cilës nuk bëhet e ditur. Sipas burimeve, ajo ka qenë së paku prej 3 javësh në kryeqytet ne familjen e vajzes së saj ku dhe mendohet të jetë infektuar, ndërsa mësohet se ajo ka pasur kontakte me personat e afërt të saj.

Numri i personave të infektuar në vend ka arritur në 104, ndërsa vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja. Deria tani 4 persona kanë humbur jetën nga virusi.